Së shpejti pritet të nisin ndërhyrjet në Kalanë e Borshit, për t’i dhënë këtij monumenti një pamje të re, të rivitalizuar.
Lajmin e bëri të ditur Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, që thekson se ndërhyrja në këtë monument unik do të ruajë historinë duke përmirësuar përvojën e vizitorëve.
Ky projekt parashikon konservimin dhe stabilizimin e strukturave, restaurimin e xhamisë brenda kalasë dhe krijimin e elementëve të rinj arkitektonikë, panele interpretuese, platformë vëzhgimi dhe ndriçim artistik, duke i dhënë Kalasë së Borshit ndriçim edhe në mbrëmje.
Projekti financohet nga Banka Botërore dhe do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit.