Bodybuilderi brazilian Ricardo Nolasco dos Santos, i njohur si Kadu Santos, ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare, ndërkohë që ende nuk dihet shkaku i vdekjes.
Kadu e përcaktoi veten në rrjetet sociale si mbajtes i shume titujve ne kete sport. Gjithashtu ai fitoi titullin e bodybuilderit më të mirë brazilian për të 11-ën herë dhe u shpall kampion dy herë në Muscle Contest.
Babai i tij konfirmoi lajmin tragjik dhe e përshkroi humbjen si “dita më e trishtë e jetës së tij”.
Këtë verë, Kadu u fejua me trajneren personale, Sabrina Wollman, e cila kishte nisur udhëtimin në bodybuilding që nga mosha 17-vjeçare.
Në një deklaratë të palestrës ku punonte, thuhet: “Kadu ka qenë gjithmonë një shembull i përkushtimit, disiplinës dhe shoqërisë, duke lënë një gjurmë frymëzuese te kolegët dhe miqtë.”







