Ballina Aktualitet Dyshohet se bleu vota për PSD, SPAK çon për gjykim kryebashkiakun e...

Dyshohet se bleu vota për PSD, SPAK çon për gjykim kryebashkiakun e PS në Vaun e Dejës Kristian Shkreli

127
0

SPAK ka mbyllur hetimet për kryebashkiakun socialist Kristian Shkreli dhe ka bërë kërkesë në GJKKO për kalimin e dosjes për gjykim.

Shkreli u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK pak ditë më parë nën dyshimin se bleu vota për Partinë Socialdemokrate. Atij iu komunikua akuza “ korrupsion në zgjedhje”.

Kërkesa e SPAK lidhur me kalimin apo jo të dosjes në proces gjyqësor do shqyrtohet nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.