Një burrë i dënuar me vdekje për rrëmbim dhe vrasje u ekzekutua në Alabama të enjten me anë të asfiksisë me azot, një metodë që ekspertët e OKB-së e kanë përshkruar si një formë “torture”.
Anthony Boyd u dënua me vdekje për rrëmbimin dhe vrasjen e Gregory Hooghly, i cili u dogj i gjallë nga rrëmbyesit e tij për një borxh prej 200 dollarësh që lidhej me një rast trafikimi droge të vitit 1993.
Anthony Boyd, 54 vjeç, u dënua bazuar në dëshminë e një të bashkëpandehuri, pa asnjë provë për praninë e tij në vendin e krimit. Avokatët mbrojtës thanë se ai ishte në një festë natën që u vra Hooghly.
Boyd përdori fjalët e tij të fundit për të shpallur pafajësinë e tij dhe për të kritikuar sistemin e drejtësisë penale. “Unë nuk vrava askënd. Nuk mora pjesë në vrasjen e askujt”, tha ai. “Nuk mund të ketë drejtësi derisa ta ndryshojmë këtë sistem.”. Ekzekutimi duket se zgjati më shumë se ekzekutimet e mëparshme me gaz azoti. Shteti nuk e ka zbuluar kohën e saktë kur filloi të rrjedhë gazi.







