Ballina Politika Ish-deputet i LSI: Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi do të bashkohen

Ish-deputet i LSI: Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi do të bashkohen

196
0

I ftuar në DritareTV në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku, Ish-deputeti i LSI Lefter Maliqi e mbrojti figurën e Metës, duke e cilësuar arrestimin e tij si “arrest politik”. Një shfaqje force nga ana e pushtetit për të goditur opozitën. Ai theksoi se Meta, ndryshe nga të tjerët, nuk i është shmangur kurrë drejtësisë dhe gjithmonë u është përgjigjur thirrjeve të prokurorisë. 

Maliqi u ndal edhe te situata brenda Partisë së Lirisë, duke pranuar se mungesa e liderit historik ka krijuar një vakum, por kritikoi ashpër ata që, sipas tij, e braktisën atë për interesa personale. 

Ai solli në vëmendje “mosmirënjohjen” si një fenomen të përhapur në politikën shqiptare. Për të ardhmen, Maliqi shprehu një urim dhe një bindje: 

“Urimi dhe bindja ime është që kur të dalë nga burgu, do të bashkohen me Monikën. Kjo është dëshira dhe besoj që do të ndodhë,” tha ai. 

Ai argumentoi se familja ka qenë historikisht arma më e fortë e Metës dhe se ribashkimi i tyre do të ishte thelbësor për të ardhmen politike.