Ballina Politika ‘Në shërbim të krimit dhe narkoshtetit’/ Këlliçi i përgjigjet Ballës: Qytetarët e...

‘Në shërbim të krimit dhe narkoshtetit’/ Këlliçi i përgjigjet Ballës: Qytetarët e dinë kush je, Iute Credi drama shqiptarve

111
0

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke e akuzuar se ka fyer dhe përqeshur studentët dhe të rinjtë që protestojnë kundër korrupsionit dhe padrejtësive.

Në reagimin e tij në Facebook, Këlliçi përdor gjuhë të fortë politike ndaj Ballës, duke e akuzuar për lidhje me krimin dhe duke pretenduar se ai nuk njeh shqetësimet reale të qytetarëve.

Postimi i plotë:

Një nga nxitësit e mllefit dhe në krye të tabelës së neverisë qytetare, Taulant Balla ka fyer sot vazhdimisht studentët dhe të rinjtë që janë ngritur kundër korrupsionit e padrejtësive.

Zëdhënësi i bandave dhe ushtari i Suel Çelës, i cili duhet të ishte me kohë fqinj me Gysin, por që kursehet nga SPAK, ka paturpësinë të tallet e të ofendojë qytetarët…

Ai nuk e ka idenë për hallet e shqetësimet e njerëzve. Ama qytetarët e njohin mirë dhe e dinë mirë se çfarë ai përfaqëson.

Një kamikaz politik që herët a vonë do shkojë aty ku e ka vendin, ke shokët!

Sa për Iute Credit që po merr në mbrojtje, po të ishte deputet dhe përfaqësues, duhet të ishte kujtuar një herë të vetme për dramat që u ka shkaktuar shumë shqiptarëve e shumë familjeve kjo skemë zhvatëse, deri në vetvrasje, siç ndodhi me të ndjerin Pal Trashaj, 63 vjeçari që u vetvra pikërisht para derës së SPAK, 2 vite më parë.

Por ai nuk është aty për njerëzit. Është në shërbim të krimit dhe kreut të narkoshtetit!