Ballina Sport “Tërmet” në Itali, Andrea Pirlo nuk do të jetë trajner i “azzurrëve”,...

“Tërmet” në Itali, Andrea Pirlo nuk do të jetë trajner i “azzurrëve”, Maldini-Leonardo drejt dorëheqjes

54
0

Kombëtarja italiane nuk gjen qetësi. Sikur të mos mjaftonte dështimi për here të tretë me radhë duke mos marrë pjesë në fazën finale të një kupe bote, në Itali vijojnë problematikat e shumta sa i takon zgjedhjes së trajnerit të ri. Andrea Pirlo nuk do të jetë trajneri i ri i Kombëtares së Italisë. Vetëm dy ditë më pare pritej zyrtarizimi, por ka qenë vetë ish mesfushori, që e ka konfirmuar lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku bëri të ditur se nuk është më kandidat për stolin e “Axurrëve”.

Pirlo sqaroi gjithashtu polemikat e fundit lidhur me bashkëpunimin e tij me kompaninë Fonbet, duke theksuar se marrëdhënia ka qenë vetëm me karakter sportiv dhe tregtar, pa asnjë përfshirje politike. Ai falënderoi Paolo Maldinin dhe Leonardon për besimin e treguar, duke shprehur keqardhjen që një çështje sportive u kthye në debat publik.

Me tërheqjen e Pirlos, gara për drejtimin e Kombëtares italiane është rihapur. Mes emrave më të përfolur janë Roberto Mancini dhe Antonio Conte, ndërsa si alternativa surprizë përmenden Stefano Pioli dhe Raffaele Palladino. Ndërkohë, nuk përjashtohet mundësia që edhe drejtori teknik Paolo Maldini të largohet nga projekti, së bashku me Leonardon. Ata kanë vetëm pak javë që kanë marrë detyrën, por refuzimi nga ana e Malago dhe drejtuësve të tjerë të federatës italiane, mund të shtyjë dyshen drejt dorëheqjes, duke qenë se marrëveshje mes tyre dhe federates ishte se ata do të kishin kompetenca të plota në zgjedhjen e teknikut të ri të “azzurrëve”. Në rast të një ndryshimi në strukturën drejtuese, një nga emrat e përfolur për ta zëvendësuar është Giorgio Chiellini.