Ballina Sport Barcelona zyrtarizon rinovimin me adoleshentin që i mahniti të gjithë

Barcelona zyrtarizon rinovimin me adoleshentin që i mahniti të gjithë

18
0

Barcelona ka bërë sot zyrtare firmën me adoleshentin që i mahnit të gjithë në këtë sezoz, mbrojtësin Pau Kubarsi.

Futbollisti i datëlindjes 2007, shkëlqeu në momentin e krizës të katalanasve, i aktivizuar në mënyrë surprizë nga Çavi dhe duke treguar një nivel të shkëlqyer.

Kjo ka shtyrë klubin që ta blindojë me një kontratë të re, duke zyrtarizuar sot marrveshjen deri në vitin 2027 me djaloshin. Për ta shkëputur atë nga Bracelona, tani çdo klub tjetër duhet të paguajë një klauzolë largimi prej 500 milionë eurosh.

Lajmin zyrtar e bëri vetëm klubi, dke shpjeguar se Kubarsi kishte firmosur marrëveshjen në praninë e presidentit Laporta dhe drejtuesve të tjerë të lartë të klubit.

Një sinjal i qartë se të gjithë kanë besim absolut te adoleshenti, se do të jetë një nga themelet e ringritjes së klubit në të ardhmen.