Ballina Sport Neuer shpjegon çfarë ndodhi dhe pse bëri atë gabim të papritur

Neuer shpjegon çfarë ndodhi dhe pse bëri atë gabim të papritur

17
0

Manuel Neuer  ishte lojtari i cili në të mirë apo të keq, vendosi kualifikimin e Real Madrid në finalen e Ligës së Kampioneve. Gjatë ndeshjes që Bajerni humbi 2:1 në “Santiago Bernabeu”, portieri ishte heroik për pjesën më të madhe të sfidës me pritje vendimtare.

Por pastaj në minutën e 88-të, ai nuk arriti të kontrollonte një gjuajtje të Vinicius dhe Joselu shënoi golin e barazimit që nisi përmbysjen e spanjollëve.

Vetë Neuer shpjegoi çfarë ndodhi dhe pse bëri atë gabim të papritur pas një ndeshje të mrekullueshme.

“Dua ta them me sinqeritet se prisja që topi të vinte ndryshe. Më saktësisht më shumë drejt gjoksit. Për fat të keq, shkoi pak më lart. Nuk e prisja që të kishte një gungë të lehtë në fushë dhe që topi të ngjitej lart.

Pastaj ishte e vështirë për mua që ta mbërtheja.

Pastaj Joselu ishte aty më i shpejtë se të tjerët dhe ishte e vështirë për ta ndalur.

Por unë jam më i mërzitur për hedhjen që bëra me dorë, që nuk e hodha topin një apo dy metra më larg se Modriç”, tha gjermani duke kujtuar se ia kishte dorëzuar topin kroatit i cili nisi aksionin e golit të barazimit.