Ballina Ekonomia Shqipëria do marrë 40 mijë punëtorë të huaj! Sektori fason: U sigurojmë...

Shqipëria do marrë 40 mijë punëtorë të huaj! Sektori fason: U sigurojmë akomodim, por të jenë të kualifikuar! Xhemollari: Janë ‘skllevërit modernë

16
0

Teksa ekonomia në vend është duke vuajtur për punëtor të kualifikuar në sektorin e fasonerisë, turizmit, si edhe në disa sektorë të tjerë, mësohet se qeveria duket se ka nisur negociatat me një shtet tjetër për të marrë 40 mijë punëtor të huaj. Diskutimet për këtë temë vijuan edhe në emisionin e sotëm ‘Përballje’ në Report Tv.

Florian Zekja, përfaqësues nga sektori fason, në një lidhje skype për emisionin tha se gjetja e punëtoreve të kualifikuar është bërë e vështirë.

“Çështja e punëtorëve pas pandemisë është bërë si çështja e vaksinave në kohën e pandemisë. Edhe vende të tjera po bëjnë tratativa për të përthithur punëtor të kualifikuar nga vende të tjera. Është bërë një luftë edhe mes shteteve çështja e punëtorëve”, tha ai. 

Nga ana tjetër, Rigels Xhemollari, nga qëndresa qytetare tha se nuk ka pasur transparencë lidhur me këtë marrëveshje nga ana e qeverisë.

“Duhet të falënderojmë Elizën dhe kolegët që e raportuan, sepse ne nuk do e dinim, transparenca ka qenë zero nga qeveria. Ashtu si kanë ardhur disa shtetas edhe nga Irani dhe janë vendosur në Gjirin e Lalëzit, qytetarët nuk e dinë se çfarë po ndodh me këto marrëveshje që po bënë shteti shqiptar.  Edhe shteti gjerman kërkoi punëtor, por shteti gjerman nuk po largon gjermanët për të marr punëtorë, ata po shkojnë vet atje. Kurse, shteti shqiptar nuk është duke kthyer diasporën në vendin e saj”, tha ai. 

Ndërkohë, gazetarja Eliza Gjediku, tha se shteti nga i cili mund të vijnë punëtorët thuhet se është shteti i Filipineve.

“Deri më tani është thënë se shteti është në diskutime për të marrë punonjës të kualifikuar, me cilësi të lartë, dhe jo për punë elementare. Deri më tani nga biznesi dyshohet se shteti me të cilin do të nënshkruhet marrëveshja janë Filipinet, deri më tani nuk ka diçka të konfirmuar. Filipinet janë një shtet për të cilin nuk kemi pasur informacione nëse e kanë përdorur Shqipërinë për të kaluar në BE. Por edhe nga të dhënat e Agjencisë së Statistikave Filipineve janë përafërsisht në të njëjtit stad që ka Shqipëria, pra nuk është një shtet shumë i varfër, që ne i ofrojmë një standard shumë të lartë”, tha ajo.

Ky diskutim është shoqëruar me debate në studio për shkak se fasoneria për shkak të krizës me zhvlerësimin e euros ka hequr punonjës nga puna, pasi ishin në humbje, dhe tani kërkon të kualifikuar.

“Fasoneria po diskuton për të kaluar në një industri me cikël të mbyllur që ta bëjë të gjithë procesin nga dizajni tek shitja vetë, dhe për këtë duan punonjës të kualifikuar, të cilët si duket nuk i kishin, por duhet të themi që këta nuk kanë hequr pak nga puna, pasi nga 75 mijë punonjës kanë zbritur në 60 mijë”, tha gazetarja.
“Ne kemi pasur periudha të mira ku kërkonin 15-20 mijë punëtor, por me problemin e madh me euron, për shkak të problemeve të sektorit, disa biznese i kanë larguar punonjësit, ose ti pezullojnë. Është një situatë që ndryshon nga minuta në minutë”, pohoi Zekja.

Ndërsa Xhemollari ka ngritur një tjetër shqetësim mbi akomodimin e këtyre shtetasve dhe të sigurisë në punë, ndërsa sektori i manifakturës shprehet i gatshëm ti akomodojë.

“33 veta kanë humbur jetën për shkak të kushteve në punë, ndërkohë 34 veta janë vrarë nga krimi dhe bandat. Ku do i sjellim këta 40 mijë, në një vend, ku kushtet nuk garantohen. Ku do i akomodojmë gjithë këta individë? Po vijnë sa një bashki. Ne do marrim skllevër modern dhe do i fusim në tregun e punës. Fasoneria ka shkurtuar vende pune, por si mundet që edhe heqin nga puna dhe kërkojnë tani të huaj?”, pyet Xhemollari.

“Bizneset e manifakturës, janë të çertifikuara, janë të kontrolluara. Kushtet janë njësoj. Kostoja shtesë do të jetë  akomodimi, por ne punonjësve tanë ju sigurojmë transportin”, përgjigjet Zekja. 

Në ‘Përballje’, Zekja thotë se në këtë situatë ku punëtorë ka por ende vijohet të kërkohet fajtor është sistemi arsimor.

“Pse nuk gjeni punonjës të kualifikuar në Shqipëri, por i varni shpresat tek të huaj? Pse këto para që do i shpenzoni për akomodimin, nuk i përdorni për aftësimin e punonjësve që keni dhe të atyre që keni larguar?” tha gazetarja Eliza Gjediku

“Formimin profesional të të gjithë punëtorëve që punojnë në manifakturë e kemi bërë ne, dhe jo shteti. Ne vazhdojmë dhe i trajnojmë. Shqipëria ka 97 mijë persona në asistencë, dhe nuk janë punë. Kafet e baret janë në bare ne kafe me diplomë dhe nuk punojmë. Ne kërkojmë, inxhinier, teknikë, profesionistë”, tha Zekja.

“Po a ka biznesi fason ndonjë faj, apo mbani ju ndonjë përgjegjësi, që këta të rinjtë rrinë në kafe dhe nuk vijnë të punojnë?”, pyet Gjediku.

“Ka probleme në çdo sektor tjetër. Që një punëtor një i ri ka ambicie të iki, nuk ka asnjë gjë të keqe, të shkojë të shikoj ku është më mirë. Këtu problemi është që tek shkolla, dhe aftësimi i tyre. Problemi është që studiohet 5 vite dhe dilet nga bankat e shkollës me zero njohur”, shprehet Zekja.