Ballina Rajoni Mediat greke konfirmojnë takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë në Pallatin...

Mediat greke konfirmojnë takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë në Pallatin e Sportit ‘Galatsi’

47
0

Pas shumë lajmeve se kryeministrit Edi Rama nuk do t’i lejohej të mbante takimin e parashikuar me përfaqësues të diasporës shqiptare në Athinë, mediat greke tashmë shkruajnë se takimi është konfirmuar dhe do të mbahet në stadiumin e “Galatsit” në kryeqytetin grek.

Takimi i parashikuar të mbahet në datë 12 maj, në mediat greke u lexua si provokim nga pala shqiptare, pasi përkon me 2 vjetorin e arrestimit të Fredi Belerit, për të cilin Shqipëria dhe Greqia u futën në një përplasje politike dhe diplomatike.

Nga Partia Socialiste dhe kryeministria nuk ka patur në asnjë moment pohim se po hasin në vështirësi me konfirmimin e vendit ku do të mbahej takimi, ndërsa vetë kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale ka konfirmuar se do të vijojë me të njëjtën axhendë.

Takimi në Athinë me emigrantët shqiptarë që jetojmë atje, vjen në kuadër të një turi që kryeministri Rama do të zhvillojë me diasporën, fillimisht në Greqi, më pas në Londër, Milano, dhe Duseldorf të Gjermanisë.