Ballina Opinion Raportet OSBE gjithnjë kritike kanë qenë, por këtë vit gropë gjigante e...

Raportet OSBE gjithnjë kritike kanë qenë, por këtë vit gropë gjigante e opozitës…

107
0

Nga Eduard Zaloshnja

Pas publikimit të raportit OSBE për zgjedhjet tona parlamentare, bëra një kërkim në internet për të gjitha raportet OSBE pas zgjedhjeve parlamentare shqiptare (pas vitit 1990, kuptohet). Nga një krahasim i tyre, bie në sy se gjithnjë ka patur kritika për mënyrën sesi i kemi zhvilluar zgjedhjet parlamentare – emëruesi i përbashkët i të gjithë raporteve ka qenë se qysh prej 1991-shit, ne nuk kemi zhvilluar dot zgjedhje në përputhje të plotë të me standartet e Kartës së Kopenhagenit për zgjedhje të lira e të ndershme.

Qysh prej 2017-ës, PS-ja në pushtet ka garuar e vetme në zgjedhjet parlamentare, përballë disa partive kryesore opozitare (PD, LSI, PR, PDIU, PAA, PBDNJ, PDK, BK etj). Duke mbledhur votat e partive kryesore opozitare, konstatohet se epërsia e PS-së ndaj tyre si grup ishte modeste më 2017 dhe më 2021, por PS-ja siguroi plot 74 mandate parlamentare në të dyja zgjedhjet falë përthyerjeve të sistemit tonë elektoral rajonal.

Dhe vijmë në vitin 2025…

Pas rikthimit të Berishës në krye të PD-së (në luftë të ashpër me ish-pinjollin e tij Basha), PD, LSI, PR, PDIU, PAA, PBDNJ, PDK, BK etj krijuan koalicionin e përbashkët ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’. Por votat që mori ky koalicion brenda vendit nuk ishin aspak madhështore – mori brenda vendit plot 250 mijë vota më pak se sa kishin marrë katër vjet më parë partitë përbërëse të tij!

Falë kësaj grope gjigante elektorale të ‘Aleancës për Shqipërinë Madhështore’, PS-ja siguroi plot 82 mandate parlamentare me votat brenda vendit, edhe pse mori 34 mijë vota të këtushme më pak se më 2021 (1 mandat tjetër e siguroi në Qarkun Vlorë me votat e emigrantëve, por pa filluar numërimi i votave nga Greqia).

Grafiku i mëposhtëm i përmbledh më së miri 300 fajlët e mësipërme…

Raportet OSBE gjithnjë kritike kanë qenë, por këtë vit