Shkencëtarët më 25 tetor 2001 gjetën mbetjet e një krokodili që kishte jetuar 110 milionë vjet më parë.
Kockat e kafshës janë zbuluar në shkëmbinjtë e Kretakut në Nigeri nga studiuesit Hans Larsson dhe Paul Sereno nga Yale dhe Universiteti i Çikagos.
Krokodili i quajtur Sarcosuchus imperator, peshonte rreth 8 tonë dhe ishte i gjatë 12 metra. Specia u përshkrua për herë të parë nga një ekip francez që gjeti një kafkë të pjesshme rreth 30 vjet më parë.
“Llogaritjet tona në punimin Science vlerësojnë se gjatësia totale e trupit është 12 metra, ndoshta krokodili më i madh i njohur deri më tani“, pati thënë Larsson atë kohë.
Në vitet 1997 dhe 2000, studiuesit gjetën tri kafka të rritura të këtij lloj krokodili me gjatësi 6 metra.







