Ballina Lifestyle Lily Allen shkëlqen me fustan ari në eventin e mini-revistës së saj...

Lily Allen shkëlqen me fustan ari në eventin e mini-revistës së saj në Londër

87
0

Këngëtarja 40-vjeçare Lily Allen tërhoqi gjithë vëmendjen të premten, teksa mori pjesë në një event nënshkrimi për mini-revistën e saj me edicion të kufizuar, të mbajtur në “Bookmarc” në hotelin The Standard në Londër.

Artistja, e cila së fundmi ka përmendur dukshëm në këngën e saj të re vajzën me të cilën ish-bashkëshorti i saj, aktori David Harbour, thuhet se e tradhtoi, u shfaq me një fustan të shkurtër prej sateni në ngjyrë ari.

Veshja kishte një dekolte të theksuar dhe zbukurohej me një fjongo të madhe me gurë të çmuar në pjesën e përparme. Lily e kishte kombinuar look-un me çorape të zeza të trasha dhe taka klasike stiletto, shkruan “Daily Mail”.

Flokët i kishte të kapura lart në një model elegant, ndërsa pozoi për fotografët dhe firmoste kopjet e revistës për fansat e saj.

Më herët gjatë ditës, Lily publikoi edhe këngën e saj më të re, “Madeline”, pjesë e albumit të saj më të fundit “West End Girl”.