“Paratë janë të rëndësishme për të gjithë.
Por unë nuk jam në një pozicion që duhet të pranoj sa më shumë që të jetë e mundur”, tha Bruno Fernandes në lidhje me ofertën e madhe që mori këtë verë nga Arabia Saudite.
Oferta ishte bujare, 100 milionë euro për Manchester United dhe gati 40 milionë euro në vit për portugezin.
Megjithatë, ish-lojtari i Sportingut refuzoi, duke besuar se ishte më e rëndësishme për të, të luante dhe të përpiqej të fitonte Premier League me “Djajtë e Kuq”.







