Ballina Kulturë Rikthimi dhe strehimi i Imzot Pjetër Bogdanit në Zym të Hasit

Rikthimi dhe strehimi i Imzot Pjetër Bogdanit në Zym të Hasit

79
0

Nga Nue Oroshi

Zymi i Hasit – vendstrehimi i shumë figurave historike shqiptare sot e kishte një festë të madhe. Në Zym sot u vendos atdhetari, studiuesi,shkrimtari dhe komandanti i 20.000 luftëtarve shqiptar Imzot Pjetër Bogdani.

Imzot Pjetër Bogdani në bashkëpunim me gjeneralin austriak Enea Silvio Picolomini arriti të udhëheq kryengritjen më të madhe shqiptare kundër Perandorisë Osmane pas rënies se Shkodrës në vitin 1479. Kjo do të thotë se pas një heshtje bukur të madhe të qëndresës kundër Perandorisë Osmane,  qëndresë që  e kishte kryer Gjergj  Kastrioti dhe Lekë Dukagjini me princat Arbëror këtë e vazhdoi Imzot Pjetër Bogdani i cili luftoi jo vetëm me armë por edhe me mendje.

Njohësi i shtatë gjuhëve botërore dhe autori i” Çetës se Profetëve” i cili doktoroi në Romë por kreu edhe studime të ndryshme nëpër vende të ndryshme të Evropës sot është vendosur dhe strehuar përkohësisht në Zym të Hasit. E them përkohësisht se Pjetër Bogdani e kishte vendin që shumë kohë më parë të vendoset në Shadervan të Prizrenit. Por ende mentaliteti politikë në Republikën e Dardanisë që sot quhet Kosovë nuk është e gatshme të pranoi heronjtë kombëtar shqiptar në zemër të Dardanisë.

Gjergj Kastriotin e strehuam në periferi të Prizrenit dhe kurrsesi nuk janë vetëdijësuar politika shqiptare që të lejohet Murana e Gjergj Kastriotit në zonën mbrojtëse të Prizrenit,edhe pse Shoqata “Trojet e Arbrit” ka plotësuar një dosje prej më shumë se dhjetra faqesh dhe ka kompletuar çdo dokument që iu është kërkuar.

E ky strehim vazhdoi sot edhe në Zym të Hasit ku u vendos dhe u strehua Imzot Pjetër Bogdani.Atdhetarizma do të vazhdoi edhe me strehime të tjera derisa të vetdijësohet politika shqiptare se në Evropë nuk hyhet pa Gjergj Kastriotin, Lekë Dukagjinin e Pjetër Bogdanin.