Ballina Kulturë Aktori Bujar Kapexhiu prezanton dy libra të rinj-Librat përfshijnë poezi humoristike dhe...

Aktori Bujar Kapexhiu prezanton dy libra të rinj-Librat përfshijnë poezi humoristike dhe satirike

83
0

Aktori dhe regjisori Bujar Kapexhiu ka prezantuar  për lexuesit dy libra të rinj. Vepra e parë është një koleksion me poezi humoristike dhe satirike, të cilat trajtojnë një gamë të gjerë problematikash shoqërore dhe njerëzore, nga familja dhe miqësia, tek politika dhe jeta e përditshme, duke i prezantuar ato përmes një humori të hollë dhe satirës pikante.

Unë kam botuar vetëm dy vepra me poezi që janë poezi humoristike dhe satirike të cilat kapin gamë shumë të gjerë problematike, që nga familja, shoqëria, miqësia, politika sidomos. Dhe janë me mënyrën tonë të humorit dhe satirës“, shprehet aktori dhe regjisori Bujar Kapexhiu.

Libri tjetër fokusohet tek personazhi i njohur “tirons”, Sefer Daja, një figurë që, me karakterin dhe veprimet e tij, ka lënë gjurmë të thella në imagjinatën e lexuesve.

Libri i parë i këtij personazhi vendoset në periudhën e diktaturës, ndërsa libri i dytë, që do të publikohet së shpejti, e ndjek Sefer Dajën në kohën e demokracisë, duke eksploruar ndikimin e ndryshimeve shoqërore dhe politike mbi të.