Numri dy i qeverisë, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është marrë nën hetim nga SPAK.
Ditën e hënë ajo është thirrur të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme e shoqëruar nga avokati, ku me gjasa do t’i komunikohen akuzat nga prokurorët.
Për këtë lajm që duhet që ka ngjallur mjaft reagime ne rrjetet sociale nuk kanë munguar dhe këngët të dedikuara për këtë ngjarje të bujshme.
Në YouTube kanali TV Albania ka publikuar këngën për Belinda Ballukun, e cila është bërë virale në rrjetet e ndryshme sociale.
“Shpresa po vdes, po ikën rinia, po vjen dita. Mos mendo se nuk vjen kur drejtësia zgjohet nuk fal më askënd”, thuhet mes vargjeve dedikuar ministres Balluku.
Ndërsa në referen këndohet: “O Belinda s’të mjaftoi as kolltuku, me gjakun e fëmijëve tanë shpejt të ndryshoi look-u.
Ngrihu o popull se ka nevojë Shqipëria, u braktis sot, na iku rinia. Të ngrihemi bashkë, poshtë padrejtësia. O Zot, o Zot ndihmoje këtë vend se mjaft na e pinë gjakun këta qen”.
Nje ditë më parë kryeministri Edi Rama është shprehur për thirrjen e Ballukut në SPAK, teksa ka thënë se ai nuk komenton “ne kemi punën tonë, drejtësia punen e vet”.







