Ballina Politika Balla poston foto me AI për të treguar numër të ulët protestuesish,...

Balla poston foto me AI për të treguar numër të ulët protestuesish, por “e tradhton” shkrimi në pankarta

43
0

Teksa vendi ynë prej 62 ditësh është përfshirë nga protesta masive, ku qytetarët shqiptarë kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Edi Ramës, maxhoranca gjen të gjitha mënyrat për të shuar protestën, por shpesh herë bie “në grackë”.

I tillë është rasti i kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili për të shuar numrat e shumtë të protestuesve, që çdo ditë mbushin plot bulevardin Dëshmorët e Kombit, ka postuar një foto të modifikuar me IA, por ka harruar të mos lërë gjurmët.

Siç shihet nga pamjet, teksa Balla ka tentuar që të reduktojë praninë e qytetarëve, ka harruar që të rregullojë shkrimet që kanë banderolat që mbajnë në duar protestuesit, të cilat nuk përmbajnë fjalë me kuptim shqip. Vallë çfarë gjuhe kanë?! Këtë gafë të Ballës e kanë kapur dhe vetë komentuesit në rrjetet e tij sociale. Kujtojmë se sot mbahet protesta kombëtare e radhës, ku do të këtë pjesëmarrje dhe nga Diaspora shqiptare.