Ballina Politika KQZ miraton kandidaturat për pesë bashkitë, rrëzohet kërkesa e një kandidati të...

KQZ miraton kandidaturat për pesë bashkitë, rrëzohet kërkesa e një kandidati të pavarur

88
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zhvilluar këtë të diel një seancë, ku janë miratuar zyrtarisht kandidaturat për zgjedhjet në Bashkitë Vlorë dhe Berat.

Sipas njoftimit të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, janë konfirmuar dy kandidaturat e Partisë Socialiste: Brunilda Mersini për Bashkinë Vlorë dhe Ervin Ceca për Bashkinë Berat. Po ashtu, janë pranuar edhe dy kandidatura të paraqitura nga zgjedhësit: Dionis Sota në Vlorë dhe Pavlo Shkarpa në Berat.

Ndërkohë, KQZ ka refuzuar kërkesën e ish-këshilltarit të PD-së, Gjergji Nika, i cili kishte paraqitur kandidaturën e tij të pavarur për Bashkinë e Vlorës.

“Vendosëm mosregjistrimin e z. Gjergji Nikë Nika, si kandidat për kryetar bashkie i propozuar nga zgjedhësit për Bashkinë Vlorë, pasi nga shqyrtimi i dokumetacionit të depozituar rezulton se mungon regjistrimi i Komitetit Nismëtar, që do të përgatiste punën për regjistrimin e kandidat për kryetar të bashkisë Vlorë.” tha Celibashi

Vendimet e miratuara gjatë seancës së sotme hapin rrugën për zhvillimin e fushatës elektorale në këto dy bashki, ku gara pritet të jetë e fokusuar midis kandidatëve të majtë dhe atyre të pavarur.

Renditja në fletën e votimit për subjektet zgjedhore do të jetë si më poshtë vijon:

Bashkia Vlorë
1.Brunilda Flamur Mersini
2.Dionis Anesti Sota

Bashkia Cërrik
1.Eligert Qani Hima

2.Amarildo Sherif Hoxha

3.Florenc Spiro Doka

Bashkia Mat

1.Altin Ramazan Bojni

2.Eduart Shaqir Brahilika

3.Suzana Tahir Pasha

Bashkia Tepelenë
1.Gabriel Altin Guma

2.Gramos Sadik Sako

Bashkia Berat
1.Ervin Llazar Ceca

2.Pavlo Koli Shkarpa