Ballina Kosovë ​Kurti dikur kritikonte qeveritë e mëdha, sot propozoi kabinetin me 20 ministri

​Kurti dikur kritikonte qeveritë e mëdha, sot propozoi kabinetin me 20 ministri

94
0

Albin Kurti kryetar i Vetëvendosjes ani se dikur kur ishte në opozitë kritikonte paritë tjera në pushtet për numrin e madh të ministrive, por sot ai gjatë paraqitjes së përbërjes së kabinetit qeveritar paraqiti 20 ministri me 20 ministra ose një rritje të numrit të tyre prej 5 sosh nga qeveria në detyrë e cila tani ka 15 ministri, raporton KosovaPress.

Kurti para se të vinte në pushtet kishte premtuar se nëse vjen në qeveri do të ulet numri i ministrive dhe zv.ministrave.

“Do të bëhet zvogëlimi i qeverisë, të mos kemi 21 ministri me 80 zv.ministra. Do të kemi 12 ministri me nga një zv.ministër”, kishte shkruar Albin Kurti në vitin 2019.

Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati pas dështimit të zgjedhjes së Qeverisë Kurti 3, është deklaruar për rritjen e numrit të ministrive.

Sipas tij, rritja e numrit ka të bëjë më tepër me mirë funksionimin e ministrive.

Murati: Rritja e numrit të ministrive ka të bëjë më tepër për mirë funksionim

“Sa i përket ministrive, ka të bë më tepër me mirë funksionimin dhe vlerësimin se si ministri të caktuara, disa që janë bashkuar kanë funksionar mirë, vazhdojnë të jenë të tilla, disa është parë se mund të ketë bashkë dyzime të ndryshe, mirëpo nëse nuk gaboj kanë qenë dy ore tri që është dashur të ndahen, në mënyrë që të ketë funksionim me sinergji më të madhe… Pozitat e komuniteteve jo shumicë u takojnë me Kushtetutë, pra në momentin që janë deri 12 ministri, u takon nga një ministër dhe në momentin që kalon numri i 12 ministrive, atëherë duhet edhe një ministri shtesë. Kështu që kjo ka të bëjë më tepër me mirëfunksionimin e ministrive dhe sinergjitë që mund të krijojnë bashkimet e departamenteve të ndryshme”, tha Murti pas seancës ku dështoi të zgjidhet qeveria e re Kurti 3.

Kuvendi i Kosovës sot nuk e ka zgjedhur Qeverinë e re. Propozimi për Qeverinë Kurti 3 mori vetëm 56 vota për, 52 kundër e 4 abstenime.

Fillimisht para procesit të votimit, ky ishte kabineti i propozuar nga i mandatuari për kryeministër, Albin Kurti i mandatuari për kryeministër,

Glauk Konjufca, Zëvëndëskryeministër I parë, dhe ministër I Punëve të Jashtme dhe Diasporës
Donika Gervalla – Zëvëndëskryeministër i dytë dhe Ministre e Drejtësisë
Fikrim Damak – Zëvëndëskryeministër i tretë për çëshje të pakicave
Hekuran Murati – Ministër i Financave dhe Ekonomisë
Andin Hoti – Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale
Ejup Maqedonci – Ministër I Mbrojtjes
Xhelal Sveçla – Ministër i Punëve të Brendshme (MPB)
Lulzon Jagxhiu – Ministër i Administratës dhe Digjitalizimit
Avni Zogiani – Ministër i Arsimit
Arben Vitia – Ministër i Shëndetësis
Fatmir Spahiu – Ministër i Kulturës dhe Turizmit
Blerim Gashani – Ministër i Sportit dhe Rinisë
Rasim Demiri – Ministër i Administrimit të Përgjithshëm dhe Politikat Lokale (MAPL)
Fitore Pacolli – Ministre e Mjedisit
Armend Muja – Ministër i Bujqësisë
Dimal Basha – Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit
Mimoza Kusari – Ministër I Industrisë dhe Tregtisë dhe i Integrimeve Evropiane
Artane Rizvanolli – Ministre e Energjisë
Nenad Rashiq – Ministër i Komuniteteve dhe Kthimit
Sejnur Veshall – Ministër i Zhvillimit Rajonal