Ballina Aktualitet Propozimi i PS për ‘Territorialen’/ Protestë në Klos, administrata e bashkisë bojkoton...

Propozimi i PS për ‘Territorialen’/ Protestë në Klos, administrata e bashkisë bojkoton punën!

40
0

Administrata e bashkisë Klos ka bojkotuar punën në shenjë proteste për propozimin e PS për hartën e re territoriale.

Sipas hartës, bashkia e Klosit do të shkrihet me atë të Matit. Protesta ka vijuar për rreth 10 minuta.

Gjithashtu paralajmërohet se protesta do të vijojë deri sa të merret një tjetër vendim.

Reagime të ngjashme janë paralajmëruar edhe në Belsh dhe Prrenjas, dy bashki të tjera që sipas propozimit të mazhorancës pritet të përfshihen në procesin e shkrirjes.

Një ditë më parë, protesta u zhvilluan edhe në Poliçan, ku disa qytetarë të lidhur me Partinë Socialiste dogjën teserat e anëtarësisë, ndërsa kreu i PS-së në këtë qytet dha dorëheqjen përpara protestuesve.