Ballina Kronika Digjet kamioni me targa të Kosovës në anë të rrugës në Morin/...

Digjet kamioni me targa të Kosovës në anë të rrugës në Morin/ Pronari e lë anës rrugës, bëhet pengesë për trafikun

42
0

Një kamion me targa të Kosovës është përfshirë nga flakët një ditë më parë në kilometrin e fundit të Rrugës së Kombit, pranë Pikës Kufitare të Morinit.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se ka nisur në gomat e karrocerisë së mjetit, i cili transportonte materiale drusore për industrinë e mobilieve.

Flakët përfshinë pjesën e pasme të karrocerisë dhe dëmtuan edhe tendën mbuluese të ngarkesës. Reagimi i menjëhershëm i drejtuesit të kamionit, me ndihmën e kolegëve dhe banorëve të zonës, bëri të mundur neutralizimin e flakëve, duke shmangur përhapjen e zjarrit.

Ndërkohë, edhe pas më shumë se 24 orësh nga ngjarja, karroceria e kamionit vijon të qëndrojë në njërën korsi të Rrugës së Kombit.

Pozicioni i mjetit mund të sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve, veçanërisht në këtë periudhë të sezonit veror, kur aksi drejt Morinit përballet me fluks të lartë lëvizjesh.