Ballina Europë Lituania mbyll kufirin me Bjellorusinë: Hapësira jonë ajrore u shkel tre netë...

Lituania mbyll kufirin me Bjellorusinë: Hapësira jonë ajrore u shkel tre netë me radhë

95
0

Lituania ka mbyllur për një kohë të pacaktuar pikat kufitare me Bjellorusinë, pas shkeljes së hapësirës ajrore nga dronë që u vunë re për të tretën natë radhazi.

Sipas mediave lokale, zyrtarët në Vilnius konfirmuan se Aeroporti Ndërkombëtar i kryeqytetit lituanez u detyrua të pezullojë përkohësisht operacionet për disa orë, pasi disa dronë u vërejtën duke fluturuar në drejtim të aeroportit.

Në një deklaratë zyrtare, Qendra Kombëtare e Menaxhimit të Krizave (NKVC) njoftoi se kalimet kufitare me Bjellorusinë janë mbyllur “për një kohë të pacaktuar”, si masë sigurie pas incidentit të fundit.

Autoritetet lituaneze nuk kanë dhënë ende detaje mbi origjinën e saktë të dronëve, por po hetojnë nëse ato mund të jenë pjesë e provokimeve të qëllimshme nga ana e Bjellorusisë, me të cilën marrëdhëniet kanë qenë të tensionuara në muajt e fundit.