Ballina Aktualitet Mot i qëndrueshëm dhe me diell, parashikimi për këtë të mërkurë

Mot i qëndrueshëm dhe me diell, parashikimi për këtë të mërkurë

55
0

Të mërkurën, vendi ynë do të ndodhet nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti pritet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, pa reshje dhe me temperatura të këndshme për fundin e tetorit.

Era do të fryjë kryesisht nga jug me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa në zonat bregdetare dhe në lugina herë pas here mund të arrijë deri në 9 m/s.

Deti do të jetë i qetë, me valëzim të lehtë në forcën 1–2 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim dhe aktivitet turistik në brigje.