Ballina Kulturë Koncert për 200-vjetorin e lindjes së Strauss, tingujt e magjisë vjeneze në...

Koncert për 200-vjetorin e lindjes së Strauss, tingujt e magjisë vjeneze në Teatrin e Operas

65
0

Në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor mbrëmja mori tingujt e magjisë vjeneze. Ansambli Simfonik “Johann Strauss” i Vjenës solli për publikun shqiptar një koncert kushtuar 200-vjetorit të lindjes së Johann Strauss-it (Biri), mjeshtrit të valsit që i dha muzikës ritmin e elegancës dhe gëzimit.

Në një përzgjedhje të kryeveprave të dinastisë Strauss, ansambli rikrijoi me finesë atmosferën e orkestrës origjinale të vitit 1844, duke sjellë një udhëtim në kohë drejt Vjenës së artë.

Themeluar në vitin 1965, ky ansambël legjendar numëron mbi 1,150 koncerte ndërkombëtare, dhe çdo paraqitje e tij mbetet një dëshmi e përjetshme e traditës muzikore që lidh epokat përmes harmonisë.

Një mbrëmje ku muzika foli në gjuhën e përjetësisë, ndërsa Teatri i  Operas u kthye për një çast në zemrën e Vjenës.