Aktivisti Orest Berberi, i ftuar në Syri TV, listoi emrat e zyrtarëve më të lartë që i konsiderojnë përgjegjës dhe përfitues nga projekti shpronësues me një çmim qesharak sipas tij. Ai thotë se e përfshirë është kryetarja Emirjana Sako, kryeministri Edi Rama, ministri Blendi Gonxhja, institucioni i ADF dhe ministren Elva Margariti. Projekti cilësohet si një ‘hipokrizi dhe vjedhje në mes të ditës me firma dhe vulë shteti’, ku interesat monetare të një grupi të vogël njerëzish po mbizotërojnë mbi të drejtat e qytetarëve dhe trashëgiminë e një qyteti të tërë. Banorët po garojnë me kohën, pasi faza aktuale e projektit është zbardhja e lejes së ndërtimit, një hap që i afron ata me faktin e kryer.
Orest Berberi: Sot është thirrur një protestë në orën 12, përballë Bashkisë së Durrësit, ku qytetarët kërkojnë thirrje dhe mbështetje nga të gjithë qytetarët e Durrësit, nga shoqëria civile, nga aktivistë shumë, që kanë qenë me vite në qytetin e Durrësit, mbështetje nga parti politike, organizata dhe kushdo që do të të mbështesë këta banorët dhe janë të hapur dhe gjithashtu kërkojnë firmosjen e një peticioni për të ndaluar menjëherë këtë, këtë projekt edhe për të ndaluar menjëherë këtë hipokrizi dhe vjedhje në mes të ditës me firma dhe vulë shteti që po bëhet nga Bashkia e Durrës, Emirjana Sako, Edi Rama, Blendi Gonxhja, ADF-ja, Elva Margariti, e shumë e shumë njerëz të tjerë që përfitojnë nga ky projekt përfitime monetare dhe atë që ti e di më mirë rilindësit në pushtetit. Ka pasur, edhe biles janë edhe patronazhistët të cilët nuk, nuk i pushon goja asnjëherë. Janë këto… Por që janë këto thashetheme që mos dilni se nuk bëhet projekti, mos dilni se s’ka fonde, ADF-ja është po hetohet. Domethënë thashetheme që mundohen të neutralizojnë protestën.
Ishte ajo që e deklaroi vetë deputeti, që tha, ne kërkojmë tha një situatë të qetë dhe të paqtë me banorët tha, sepse është një projekt shumë sensitiv për banorët. Dhe unë tha jam vetë banor i asaj lagjeje tha dhe disa nga gjërat që ju thoni tha nuk janë të vërteta.
Është thënë nga familjarë të zotërisë (drejtori i Belës) që çfarë keni që më përmendni sepse unë nuk kam, nuk kam ndonjë lidhje me atë projekt, e kupton? Normalisht që do të thotë ashtu se nuk ka çfarë të thotë që unë jam i prekur dhe e kam thënë që mos prishet shtëpia ime, se s’e thotë dot.
Ka pasur në fakt, nga dita e parë që kemi ardhur këtu, që kemi diskutuar në hapësirën e parë mediatike, edhe deri më tani, pa diskutim që ka pasur një ndërgjegjësim të gjithë qytetarëve të qytetit të Durrësit, ka pasur një ndërgjegjësim të aktivistëve të qytetit të Durrësit, mbështetje edhe përtej qytetit të Durrësit. Tanimë çështjet ligjore i takojnë drejtësisë, prokurorisë, gjykatave. Ne na duhet tani ta bërtasim me të madhe kundër këtij projekti. Faza në të cilin ndodhet projekti është zbardhja e lejes së ndërtimit.







