Ballina Sport Felipe Massa në gjyq; kërkon titullin e vitit 2008 dhe 73 milionë...

Felipe Massa në gjyq; kërkon titullin e vitit 2008 dhe 73 milionë euro dëmshpërblim

128
0

Ish piloti Brazilian Felipe Massa këtë të mërkurkë kërkoi titullin botëror të 2008 dhe një dëmshpërblim prej 73 milionë eurosh për dëmin që iu shkaktua nga ‘crashgate’ në Çmimin e Madh të Singaporit të atij viti.

E gjithë kjo histori nisi kur Nelson Piquet Jr me Renault u përplas në kthesën 15 të pistës, kjo solli ndërhyrjen e makinës së sigurisë dhe nga kjo përfitoi Fernando Alonso që fitoi garën. Në të njëjtën garë, Hamilton që ishte me McLaren u rendit I treti, ndërsa Massa mbeti jashtë zonës së pikëve. Muaj më vonë, braziliani humbi titullin kundrejt britanikut me vetëm 1 pikë, pas parakalimit të famshëm të Hamilton ndaj Timo Glock në kthesën e fundit të pistës Interlagos në Brazil

Massa, tashmë 44 vjec, akuzon FIA, Formula One Management dhe Bernie Ecclestone se ishin të vetëdijshëm për manipulimet me këtë ‘crashgate’ dhe që nuk vepruan në atë moment. Në anën tjetër, Ecclestone, FIA dhe FOM po përpiqen që kjo histori të mos bëhet cështje e madhe duke thënë se Massa e humbi titullin për gabimet e tij në garim. Në të njëjtën kohë ata mendojnë se në Singapor, Massa garoi në kushte të barabarta me Hamilton

“E vërteta është se nuk ishte makina e sigurisë që ndryshoi historinë e Massës, por një sërë gabimesh të tij në garim dhe të skuadrës së tij në xhirot pas aksidentit”.-tha Annaliese Day, avokate e Formula One Management-realiteti është që gjatë asaj gare dhe në pjesën e mbetur të sezonit 2008, Hamilton ishte piloit më i mirë se Massa dhe të gjithë pilotët e tjerë’