Ballina Sport Liverpooli merr vendimin për trajnerin pas humbjes turpëruese nga Crystal Palace

Liverpooli merr vendimin për trajnerin pas humbjes turpëruese nga Crystal Palace

139
0

Drejtuesit e Liverpoolit raportohet se kanë marrë një vendim në lidhje me të ardhmen e Arne Slot pas humbjes 3:0 të “Të Kuqve” ndaj Crystal Palace në raundin e katërt të Carabao Cup.

“Liverpooli absolutisht, brenda klubit… dhe kur them brenda, nënkuptoj hierarkinë, pronarët, të gjithë njerëzit në klub, vërtet, vërtet besojnë te Arne Slot.

Ata janë 100 për qind të bindur se Arne Slot është trajneri më i mirë për ta menaxhuar këtë situatë.

Sigurisht, ka qenë një fillim i dobët sezoni, por Liverpooli është i bindur se gjithçka do të jetë në rregull, se do të duhet pak kohë për të vlerësuar skuadrën me blerjet e reja, për të ndryshuar diçka dhe për t’u rikthyer te qëndrimi i sezonit të kaluar.

Por Liverpooli ka besim të plotë te Slot. Ka një komunikim shumë të mirë të përditshëm mes drejtorëve, të gjithë njerëzve në klub në drejtim dhe Arne Slot”, ka thënë gazetari Fabrizio Romano.