Ballina Sport Lamine Yamal nuk do t’i nënshtrohet operacionit

Lamine Yamal nuk do t’i nënshtrohet operacionit

72
0

Sipas raportimeve të Diario Sport, Lamine Yamal dhe Barcelona kanë vendosur që për momentin të mos ndërhyjnë kirurgjikisht në trajtimin e problemeve që lojtari po has në zonën pubike.

17-vjeçari ka pasur shqetësime të vazhdueshme në këtë pjesë të trupit gjatë javëve të fundit, por stafi mjekësor i klubit dhe përfaqësuesit e lojtarit kanë zgjedhur të ndjekin një trajtim konservativ, me pushim të kontrolluar dhe terapi specifike.

Megjithatë, raportohet se nëse dhimbjet vazhdojnë edhe në javët në vijim, atëherë opsioni i operacionit do të rishqyrtohet nga vetë lojtari, kampi i tij dhe mjekët e Barcelonës.

Lamine është ndër talentet më të mëdhenj të skuadrës katalanase, dhe çdo vendim për shëndetin e tij po merret me kujdes maksimal, në mënyrë që të shmanget një mungesë afatgjatë në këtë periudhë të ngarkuar për ekipin e Hansi Flick.