Ballina Lifestyle Pasi u bëri thirrje miliarderëve që të ‘heqin dorë’ nga pasuria e...

Pasi u bëri thirrje miliarderëve që të ‘heqin dorë’ nga pasuria e tyre, zbulohet se sa e pasur është vet Billie Eilish

105
0

Pas deklaratës së saj të guximshme në skenë, ku u bëri thirrje miliarderëve që “të japin pasurinë e tyre”, Billie Eilish është vendosur në qendër të diskutimeve për pasurinë e saj personale. Fjalimi i artistes në ceremoninë WSJ. Magazine 2025 Innovator Awards në New York hapi një pyetje të madhe: Sa është realisht pasuria e Billie Eilish?

Sipas Forbes, vlera neto e këngëtares vlerësohet rreth 53 milionë dollarë (45.8 milionë euro), një shifër që vazhdon të rritet nga viti në vit. Të ardhurat e saj vijnë nga disa burime kryesore: turneu i vitit 2019 i ka sjellë 18 milionë dollarë (15,5 milionë euro), ai i vitit 2022 rreth 131 milionë dollarë (113 milionë euro), ndërsa për turneun aktual Hit Me Hard and Soft parashikohet fitim rekord prej 300 milionë dollarësh.

Eilish siguron të ardhura edhe nga shitja e muzikës, dokumentari për Apple TV+ i cili u shit për 25 milionë dollarë (21,6 milionë euro), si dhe linja e saj e parfumeve, që ka gjeneruar rreth 60 milionë dollarë (51.9 milionë euro) të tjera.

Gjatë fjalimit në ceremoninë e WSJ Magazine, 23-vjeçarja u shpreh me një ton të drejtpërdrejtë që u përhap me shpejtësi në rrjet:

“Ka disa njerëz këtu që kanë shumë më tepër para se unë. Nëse je miliarder – pse je miliarder? Pa urrejtje, por po, jepni pak nga pasuria juaj, të dashur”, tha Billie, duke iu drejtuar të pranishmëve mes të cilëve ishin edhe Mark Zuckerberg dhe figura të tjera të pasura botërore.

Fjalimi i saj u prit me duartrokitje, ndërsa po atë mbrëmje u bë e ditur se Billie Eilish kishte dhuruar më shumë se 11.5 milionë dollarë (9.9 milionë euro) për kauza humanitare – fonde të mbledhura gjatë turneut të saj aktual.