Ballina Politika Rama takim me Mitsotakis në 12 maj, reagon SYRIZA: Provokim! Po vjen...

Rama takim me Mitsotakis në 12 maj, reagon SYRIZA: Provokim! Po vjen në datën e përvjetorit të arrestimit të Belerit

17
0

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Greqi në 12 maj, ditë që shënon me 1 vjetorin e arrestimit me kandidatit e opozitës për Bashkinë Himarë Fredi Beleri, ëshët quajtur provokim nga partia opozitare greke SYRIZA.

Përmes një reagimi për mediat, SYRIZA ka akuzuar kryeministrin grek Mitsotakis, seqeverisjes së tij i mungon një politikë koherente për Ballkanin Perëndimor.

“Vizita e paralajmëruar e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Greqi, në datën e përvjetorit të paraburgimit të Fredi Belerit, është një veprim provokues, i cili nxjerr në pah mungesën e një politike koherente për Ballkanin Perëndimor nga Qeveria e Mitsotakis

Nënvizon zgjedhjet e tij komunikuese të deritanishme, të cilat dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe, nuk nxjerrin në pah realisht çështjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri dhe nuk mbrojnë efektivisht të drejtat e minoritetit etnik grek në Shqipëri. Të drejtat që rrjedhin si nga e drejta ndërkombëtare ashtu edhe nga ajo komunitare, veçanërisht duke pasur parasysh perspektivën evropiane të vendit.

Qeveria Mitsotakis, siç u pa edhe në periudhën parazgjedhore, e trajton pakicën etnike greke si mjet për përfitime të vogla partiake. Edhe një herë në pak 24 orë, vërtetohet se sa e rrezikshme është politika e jashtme e Mitsotakis për interesat kombëtare”, shkruhet në reagim.