West Ham arriti të marrë tri pikët në shtëpi ndaj Newcastle, duke fituar 3-1, dhe një nga lojtarët protagonist ishte braziliani Lucas Paqueta, i cili shënoi një gol spektakolar nga distanca.
Pas ndeshjes, Paqueta u shpreh i lumtur me fitoren e skuadrës së tij dhe golin e shënuar.
“Treguam karakterin tonë. Luajtëm pozitivisht dhe mbajtëm përqendrimin e duhur deri në fund. E dinim që do të ishte e vështirë të merrnim tri pikët, por qëndruam bashkë dhe nuk dorëzuam deri në fund”, tha ai.
“Jam i lumtur me golin e shënuar. Ndonjëherë përpiqem të jap pasime në situata të tilla, por Jarrod dhe disa lojtarë të tjerë më thanë të gjuaja. E provova dhe jam i lumtur që ndihmova ekipin”, theksoi braziliani.







