Ballina Aktualitet Nën akuzë për fshehjen e pasurisë, Asllan Dogjani paraqitet familjarisht në gjyq

Nën akuzë për fshehjen e pasurisë, Asllan Dogjani paraqitet familjarisht në gjyq

203
0

Ish-deputeti Asllan Dogjani është paraqitur këtë të hënë me të gjithë pjesëtarët e familjes së tij për të marrë pjesë në gjyq në SPAK. Ai është nën akuzë për refuzim për deklarim e fshehje pasurie.

Sipas SPAK, Dogjani ka fshehur mënyrën e pagesës për blerjen e një apartamenti rreth 100 m². Vetë deputeti ka pretenduar se ka përfituar pronën në bazë të një marrëveshjeje në këmbim të shërbimit të konsulencës juridike.

Por nga hetimet e SPAK ka dyshime se Dogjani e ka blerë apartamentin për 126 mijë euro, duke paguar shumicën e shumës me para cash.

Gjithashtu, SPAK zbuloi se kontrata kishte dy data të ndryshme, 6 shtator 2006 dhe 6 dhjetor 2006, duke krijuar dyshime për ligjshmërinë e procesit të përfitimit të apartamentit.