Ballina Kronika “Mamin e vrarë në mënyrë makabre, po të ishte Loshja gjallë…”, Matilda...

“Mamin e vrarë në mënyrë makabre, po të ishte Loshja gjallë…”, Matilda Habilaj rrëfehet në GJKKO për vrasjen e nënës e vëllait. Krimet u urdhëruan nga Festim Qoli

225
0

Në Gjykatën e Posaçme në procesin ndaj të pandehurve të dosjes “Plumbi i Artë” nisi pyetja e dëshmitarëve.

Dëshmitarja e para është Matilda Habilaj, vajza e Fatmira Dedjas dhe motra e Elvis Dedjas, të cilët dyshohet se janë vrarë me urdhër të Festim Qolit, një prej të akuzuarve në proces.

“Loshja është vëllai im Ervis Deda. Nga viti 1997 deri në 2010 ka pasur një shkëputje, pasi isha me studime dhe gjatë kësaj kohe nuk kam pasur kontakte me nënën dhe vëllain. Nuk kam pasur asnjë dijeni se me çfarë është marrë vëllai im”, tha Habilaj.

Ajo deklaroi se vëllai i saj shkoi në Itali dhe nuk di se çfarë ka ndodhur me të. Ndërsa më pas, ka shkuar në Holandë dhe Belgjikë.

Pas vrasjes së vëllait, ajo tha se nuk mori pjesë në ceremoninë mortore, porse ka biseduar me nënën e saj.

Pas vrasjes së Elvis Dedjas, u ekzekutua në mënyrë makabre është Fatmira Dedja, e cila kërkonte drejtësi për djalin e saj.

“Po të ishte Loshja gjallë, ata që e kanë vrarë nënën, nuk kanë pasur shans të preknin një fije floku. Vëllai ishte shumë i lidhur me nënën. Nënën në mënyrë makabre e ekzekutuan”, tha dëshmitarja.