Ballina Sport Ronaldo thotë se pensionimi nga futbolli do të ndodhë së shpejti

Ronaldo thotë se pensionimi nga futbolli do të ndodhë së shpejti

81
0

Cristiano Ronaldo e ka pranuar se fundi i karrierës së tij po afrohet dhe se pensionimi mund të ndodhë së shpejti.

Ylli i Portugalisë dhe Al Nassr, i cili e ka fituar pesë herë “Topin e Artë”, ka folur në një intervistë me “Piers Morgan Uncensored”.

Karriera e Ronaldo ka filluar te Sporting Lisbona dhe ka vazhduar me periudha të suksesshme te Manchester United, Real Madrid dhe Juventusi.

Epoka e tij e dytë te United kishte mbaruar në vitin 2022, pas së cilës ai është transferuar te Al Nassr në Arabinë Saudite, ku është i kontraktuar deri në vitin 2027.

I pyetur se kur planifikon të varë këpucët në gozhdë, Ronaldo është përgjigjur duke thënë së shpejti.

“Së shpejti. Dhe besoj se do të jem i përgatitur. Do të jetë e vështirë, do të jetë shumë emocionale, ndoshta do të qaj. Por unë jam përgatitur për të ardhmen që në moshën njvzet e pesë – njëzet e gjashtë vjeçare”, ka thënë ai.

Ronaldo ka thënë se fokusi i tij pas futbollit do jetë familja dhe interesat e tij jashtë fushës.

“Asgjë nuk krahasohet me adrenalinën e një goli, por çdo gjë ka fillim dhe fund. Dua më shumë kohë për veten dhe familjen.

Dua ta ndjek Cristiano Junior, sepse është në një moshë kur fëmijët bëjnë gjëra të pa menduara. Mateo gjithashtu e do futbollin”, ka thënë ylli portugez.