Ballina Sport Enrique: Bayerni ishte superiore me 11 kundër 11!

Enrique: Bayerni ishte superiore me 11 kundër 11!

62
0

Paris Saint-Germain pësoi humbjen e parë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, duke u mposhtur 2-1 nga Bayern Munih në “Parc des Princes”.

Një mbrëmje e vështirë për skuadrën e Luis Enrique-s, e cila u ndëshkua që në pjesën e parë nga dy gola të Luis Díaz, përpara se sulmuesi kolumbian të ndëshkohej me karton të kuq, duke i dhënë një shpresë të vonë parizienëve.

Joao Neves shënoi golin e nderit në minutën e 74-t, por nuk mjaftoi për të shmangur disfatën.

Pas ndeshjes, trajneri spanjoll Luis Enrique pranoi se skuadra e tij ishte inferiore në përballje të barabartë: “Në lojë me 11 kundër 11,

Bayern ishte më i fortë, pa asnjë dyshim. Dhuruam shumë në pjesën e parë dhe në këto nivele gabimet ndëshkohen menjëherë. Në pjesën e dytë reaguam, por nuk ishte e mjaftueshme.”

Tekniku asturian u përball gjithashtu me probleme të shumta fizike në skuadër, pasi Ousmane Dembélé dhe Achraf Hakimi u detyruan të lënë fushën për shkak dëmtimi. Ai pranoi se ndoshta ka gabuar në menaxhimin e lojtarëve që sapo janë rikuperuar:

“Kur rikuperon lojtarë nga dëmtimet, ata nuk janë kurrë 100% gati. Duhet të mësoj t’i menaxhoj më mirë këto situata.

Kam përvojë dhe ide të qarta loje, por duhet të përmirësohem.”

Megjithë zhgënjimin, Enrique vlerësoi kundërshtarin: “Nuk kam justifikime. Bayern luajti më mirë dhe e meritoi fitoren. Ishte ndoshta ndeshja e tyre më e mirë e sezonit”