Ballina Aktualitet Nis rikonstruksioni i burgut të Fushë-Krujës, rreth 100 të dënuar do të...

Nis rikonstruksioni i burgut të Fushë-Krujës, rreth 100 të dënuar do të transferohen në burgje të tjera

116
0

Rreth 100 të dënuar në Burgun e Fushë-Krujës do të transferohen në disa burgje të tjera, pasi godina ku ata ndodhen momentalisht do i nënshtrohet rikonstruksionit.

Shpërndarja e tyre do të bëhet në burgun e Reçit, Peqinit, Jordan Misja në Tiranë, Rrogozhinës dhe Lushnjës.

Burime për mediat bëjnë me dije se në burgun e Fierit do të dërgohen rreth 20 të dënuar, 10 të dënuar në burgun e Lushnjës, 15 në burgun e Elbasanit, 25 në burgun e Reçit në Shkodër, 15 në burgun e Rrogozhinës, 10 në burgun e Peqinit dhe 5 te Jordan Misja në Tiranë.

Transferimi i tyre do të jetë i përkohshëm, deri në përfundim të rikonstruksionit të ambienteve të Burgut të Fushë-Krujës.