Ballina Kronika DURRES/ Policia arrestime dhe procedime për vepra penale dhunë në familje, baste...

DURRES/ Policia arrestime dhe procedime për vepra penale dhunë në familje, baste sportive, hedhje inertesh, drejtim automjeti gjendje dehur

187
0

Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasit:
-M. H., 18 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
-D. H., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Ç., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka mashtruar shitësin e automjetit të tij, në lidhje me pagimin e çmimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-P. J., 63 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij;
-M. E., 47 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së bashkëshortit të saj;
-S. Xh., 45 vjeç dhe Q. B., 46 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi u kapën në lokalin e 45-vjeçarit, duke vënë baste sportive, me celularë. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularët e tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Rr., 46 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke hedhur inerte te Mali i Robit, dyshohet në kundërshtim me ligjin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.