Ballina Politika Kryebashkiaku Arbana në Gjepalaj: “Paketa e Maleve” po rikthen emigrantët drejt investimeve...

Kryebashkiaku Arbana në Gjepalaj: “Paketa e Maleve” po rikthen emigrantët drejt investimeve në zonat rurale

70
0

Elton Arbana, kryetari i Bashkisë së Shijakut zhvilloi një takim në terren me banorët e Gjepalajt, të cilët kanë aplikuar dhe janë shpallur përfitues të “Paketës së Maleve”, një program mbështetës për investime në pronat dhe tokat rurale.

Sipas tij, kjo paketë e mbështetur nga qeveria shqiptare, synon t’i krijojë mundësi qytetarëve që të investojnë në tokat që kanë në përdorim ose të trashëguara ndër vite, duke nxitur zhvillimin ekonomik dhe rigjallërimin e zonave rurale.

Kryebashkiaku theksoi se kjo nismë po ndikon edhe në kthimin e emigrantëve, të cilët po shohin mundësi konkrete për të investuar në vendlindje.