Ballina Politika Berisha sulmon ambasadorin e BE në Tiranë pë ligjin e barazisë gjinore:...

Berisha sulmon ambasadorin e BE në Tiranë pë ligjin e barazisë gjinore: E respektojmë orientimin tënd, por…

93
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kundërshtuar projektligjin për barazinë gjinore, duke e shpallur si nismë ligjore që sjell “dërgimin e qenies njerëzore në kafshëri”.

Berisha renditi disa argumenta, kryesisht të lidhura me debatin mediatik të deformuar që është zhvilluar për projektligjin dhe jo për përmbajtjen e vërtetë të tij, duke interpretuar nenet ngjashëm me interpretimet e Pastor Akil Panos.

“Atentati më i rrezikshëm ndaj qenies njerëzore. Tejkalon Marksin”, tha ndër të tjera Berisha.

“Do të hapen fermat e grave. Përmbyset shoqëria”, vijoi ai, duke ngatërruar surrogacinë me barazinë gjinore.

I pyetur lidhur me mbështetjen që Bashkimi Europian, konkretisht ambasadori i BE-së, i ka dhënë projektligjit, Berisha tha se respekton orientimin e gjithësecilit, duke iu referuar orientimit seksual të ambasadorit, që sërish nuk ka ndonjë lidhje me projektligjin.

Berisha foli edhe për “përkatësi të shumëfishtë gjinore”, term ky që nuk gjendet fare në projektligj.

“Ambasadorit të BE i them kaq, respektojmë orientimin seksual të të gjithëve, por përpjekjet tuaja për të imponuar standarde për përkatësi të shumëfishtë gjinore, i themi jo. Edhe në statusin tënd je binar. Ai ka fëmijë, ka patur grua, ka bërë zgjedhjet e tij, por nuk merrem me jetën personale”, deklaroi Berisha.