Ballina Kronika E rëndë në Tiranë! Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë...

E rëndë në Tiranë! Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

94
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, pasi një i ri ka humbur jetën në vendin e punës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:30, në një fabrikë në Bathore.

21-vjeçari me iniciale J. B., fillimisht humbi ndjenjat, u transportua për në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’ia dalë dot.

Sipas informacioneve të deritanishme, dyshohet për shkaqe natyrale. Në drejtimin e Prokurorisë, po kryhen hetime për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore, rrethanat e rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.