Tjetër aksident i rëndë në rrugën nacionale Lushnjë-Berat në dalje të Fiersheganit. Një automjet tip ‘Benz’ ka goditur nga pas një motoçikletë në të cilin udhëtonte një turist në drejtim të Beratit.
Nga përplasja e fortë, shtetasi i huaj drejtuesi motoçikletës një shtetas i huaj ka marrë dëmtime të shumta dhe ka përfunduar me urgjencë në spitalin e Lushnjës ku e ka transportuar ambulanca dhe është nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Policia e qarkullimit ka shkuar në vendngjarje për nisjen e veprimeve për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, ku sipas të dhënave të para, drejtuesi i motoçikletës ka humbur kontrollin dhe është goditur nga pas nga automjetit tip Benz.
Gjithsesi do të jetë ekspertiza shkencore që do të përcaktojë shkaqet e aksidentit ku mbeti i plagosur një turist 35- vjeçar.
Aksi rrugor Lushnje Berat për shkak të trafikut të rënduar dhe karrexhatës me vetëm një kosto për kah lëvizjeje bën të shkaktohen aksidente të shumta deri edhe me fatalitet.







