Ballina Europë Plas sherri keq mes shqiptarëve në klubin e natës në Zvicër/ I...

Plas sherri keq mes shqiptarëve në klubin e natës në Zvicër/ I riu plagos me thikë punonjësin e sigurisë

94
0

Një përleshje e dhunshme është shënuar mbrëmjen e së dielës në një klub nate në Zvicër, ku një shqiptar nga Kosova ka plagosur me thikë një punonjës sigurie. Sipas mediave të huaja, i plagosuri është një 34-vjeçar shqiptar nga Kosova, ndërsa autori i dyshuar, 26 vjeç, është arrestuar në banesën e tij pak pas incidentit.

Një dëshmitar, që pretendon se është mik i autorit të dyshuar, ka treguar versionin e tij për ngjarjen: “Ishim rreth 15 veta, kishim rezervuar një tavolinë dhe po argëtoheshim. Kishim pirë shumë dhe kishim shpenzuar shumë para,” – ka rrëfyer ai.

Sipas dëshmitarit, sherri nisi pasi një nga miqtë e grupit, i cili mezi qëndronte në këmbë, u nxor me forcë jashtë nga rojet e sigurimit. “Ne kundërshtuam dhe dolëm me të. Aty, rojet filluan të na godisnin,” – ka shtuar ai.

Nga përplasja jashtë klubit raportohet se kanë mbetur të lënduar disa persona, përfshirë edhe punonjësin e sigurimit që u godit me thikë. Autoritetet zvicerane kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa autori i dyshuar ndodhet në paraburgim dhe pritet të dalë para gjykatës në ditët në vijim.