Xhamia më e vjetër në Elbasan dhe ndër më të vjetrat në Shqipëri e Ballkan, Xhamia Mbret po i nënshtrohet një rikonstruksioni i cili ka përfshirë pjesën hajatit, çatinë dhe ambiente të tjera të cilat e kishin të domosdoshme ndërhyrjen.
Ky është një lajm i mirë për të gjithë besimtarët e komunitetit mysliman të cilët kanë vuajtur me vite neglizhencën shtetërore në Elbasan.
“Rikonstruksioni është bërë i mundur nga kontributet e besimtarëve, Ambasadës turke me qëllimin për të mbrojtur këtë monument të kategorisë së parë. Xhamia Mbret e njohur ndryshe si Xhamia e Sulltan Bajazitit e ndërtuar 533 vite më parë ndodhet në kalanë e Elbasanit dhe çdo vit vizitohet nga mijëra turistë”, tha myftiu i Elbasanit Agim Duka.
Xhamia është ndër institucionet më të vjetra në Shqipëri dhe kujtojmë se është ndër më të rëndësishme për popullatën shqiptare.







