Ballina Sport Guardiola pas fitores ndaj Liverpool-it: Ishim fantastik

Guardiola pas fitores ndaj Liverpool-it: Ishim fantastik

68
0

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është shprehur tejet i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, pas fitores bindëse 3-0 ndaj Liverpoolit.

Në ndeshjen e luajtur të dielën, “Qytetarët” dominuan rivalin historik, me Erling Haaland që shënoi pas një penalltie të humbur, ndërsa Nico Gonzalez dhe Jeremy Doku vulosën fitoren.

Pas ndeshjes, Guardiola, i cili shënoi edhe paraqitjen e tij të 1,000-të si trajner, lavdëroi mënyrën e lojës së ekipit të tij.

“E dua futbollin me pasime të shkurtra, me presion të lartë për ta rimarrë topin shpejt. Në pjesën e parë ishim shumë mirë në sulm e në mbrojtje. Në pjesën e dytë humbëm disa topa që e bënë më të vështirë lojën, por qëndrimi i djemve ishte fantastik”, tha Guardiola.

Ai shtoi se fitorja ndaj Liverpoolit është një dhuratë e mrekullueshme për të dhe për stafin e tij, duke theksuar respektin për rivalët e mëdhenj të viteve të fundit.

“Ka qenë bukur të përballemi me ta – me Virgilin, Robertsonin, Salah – kemi bërë 1,000 beteja. Ishte një mbrëmje e veçantë, me fëmijët e mi në stadium”, theksoi strategu spanjoll.

Manchester City vazhdon kështu serinë pozitive në Premier League, duke ruajtur ritmin në garën për titull.