Ballina Kronika DURRES/ Aksidentoi me vdekje 82 vjecaren dhe u largua nga vendi ngjarjes,...

DURRES/ Aksidentoi me vdekje 82 vjecaren dhe u largua nga vendi ngjarjes, arrestohet 58 vjecari

113
0

Me automjetin që drejtonte, përplasi me pasojë vdekjen, një 82-vjeçare, dhe u largua nga vendi i aksidentit, kapet pak orë pas ngjarjes, 58-vjeçari.

Gjendet dhe sekuestrohet automjeti me të cilin 58-vjeçari përplasi të moshuarën.

Si rezultat i kontrolleve të kryera me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorit të aksidentit rrugor të ndodhur mbrëmë, në aksin “Peqin – Rrogozhinë”, ku si pasojë e përplasjes me automjet, humbi jetën shtetasja M. K., 82 vjeçe, specialistët e qarkullimit rrugor, pak orë pas aksidentit dhe largimit nga vendngjarja, lokalizuan drejtuesin e automjetit që përplasi 82-vjeçaren, shtetasin D. G., 58 vjeç, banues në Kavajë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, 58-vjeçari u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.