AMP thotë se ka pezulluar nga detyra agjentin Muçi Shaljani dhe zinxhirin komandues, por jo drejtuesin Artjon Saliasin. Sipas informacioneve të marra në rrugë jo zyrtarë, mësohet se Saliasi është përgjegjësi i parë që ka rekrutuar në punë 40-vjeçarin Muçi Shaljani, e në vend që të mbajë përgjegjësi për një emërim të tillë, pezullon zinxhirin komandues e vetë qëndron në detyrë.
Nga raportimet e bëra pas ngjarjes së rëndë, Muçi Shaljani thuhet nuk ka marrë pjesë në asnjë aksion të AMP-së edhe para ngjarjes së djeshme.
Reagim i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore
Nisur nga interesi i medias dhe ndjeshmëria e ngjarjes të ndodhur ditën e djeshme në rrethrrotullimin pranë aeroportit “Nënë Tereza”, ku rezulton i përfshirë edhe punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Muçi Shaljani, i cili ka mbetur i plagosur dhe po merr ndihmën mjekësore, AMP ka nisur menjëherë verifikimin e brendshëm të procedurave administrative të ndjekura si edhe praktikën e plotë me agjencitë përkatëse dhe Policinë e Shtetit, në lidhje me procedurën e rekrutimit tij, prej shtatorit 2025.
Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Në komunikimet në vijim do të bëhen me dije rezultatet e këtyre veprimeve.







