Ballina Aktualitet ‘Duhej një masë arresti shumë më e rëndë’/ Juristi Myftari për Hysenin:...

‘Duhej një masë arresti shumë më e rëndë’/ Juristi Myftari për Hysenin: Duhet hetuar si bashkëpunëtore e jashtme e grupit kriminal

20
0

Juristi Kreshnik Myftari, në një emision televiziv u ndal te çështja e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, dhe hetimet që lidhen me Ergys Agasin.

Myftari argumentoi se, sipas këndvështrimit të tij juridik, çështja nuk duhet parë thjesht si “përkrahje e autorit të krimit”, por duhet hetuar edhe në drejtim të një roli të mundshëm bashkëpunues me një grup të strukturuar kriminal.

Duke iu referuar dispozitave të Kodit Penal dhe rasteve të ngjashme në Itali, Myftari tha se nëse Hyseni do të cilësohej si bashkëpunëtore e jashtme e një organizate kriminale, masa e sigurisë do të duhej të ishte më e rëndë. Ai shtoi se edhe një vepër tjetër penale, që lidhet me pengimin e zbulimit të së vërtetës, mund të merret në konsideratë dhe kritikoi masën e arrestit në shtëpi si “shumë të lehtë”.

Disktuimi në studio:

Meço: Kreshnik, pavarësisht humorit që mund të bëjmë ne në këtë rast, po janë disa pyetje serioze që patjetër, nuk ka rëndësi kush i bën. Kjo histori, se si po trajtohet deri më tani, po flas dhe institucionalisht, edhe nga pikëpamja e drejtësisë. E kemi parë qëndrimet e kryeministrit, pamë dje Këshillin e Sigurisë Kombëtare, dëgjuam sot zotin Balla, nga ana e Partisë Demokratike kërkon edhe pyet të marrë përgjigje lidhur me këtë gjë, prokuroria vijon nga ana e saj hetimet. Nga pikëpamja juridike dhe e garancisë juridike dhe e sigurisë së qytetarëve, si po trajtohet kjo çështje, Kreshnik? Ku jemi, në ç’pikë jemi? Çfarë i ka ndodhur shtetit?

Myftari: E kam thënë edhe herën e parë që kemi bërë lidhje direkt mbas skandalit ose të nesërmen nuk e mbaj mend mirë, e kam thënë dhe në një media tjetër… situata e SHISH-it dhe e zotit Agasi, ose Flora Hysenit dhe zotit Agasi nuk është një histori përkrahje autorit krimi.

E specifikoj për ta kuptuar publiku. Përkrahja e autorit të krimit janë disa veprime të parashikuara nga neni 302 i Kodit Penal si vepra penale kundër drejtësisë, dhe lidhen me dy sjellje tipike: vendstrehime dhe ushqime. Të cilat kryhen mbas kryerjes së veprave penale kryesore. Me gjasa në bindjen time absolute, Flora Hyseni është pjesë e grupit, është bashkëpunëtore, e kam thënë dhe emrin e subjektit në Itali në vitet ’82-’92 ka qenë një drejtor i SISDE-s, quhet Bruno Contrada, quhej se ka vdekur tani. Bruno Contrada është dënuar 25 vite burgim si bashkëpunëtor i jashtëm i organizatës kriminale Cosa Nostra, ato e kanë ‘associazioni di tipo mafioso’…

Dhe për Bruno Contradën është parashikuar specifikisht pastaj në Kodin Penal, është përfshirë se deri në ato momente nuk parashikohej, dhe roli i bashkëpunëtorit të jashtëm në organizata kriminale, që do të thotë subjektet që nuk kanë kaluar ritualin e betimit, por ndihmojnë organizatën kriminale, si zyrtarë, si funksionarë për ato çfarë organizata i kërkon dhe për interesat e veta.

Pra është rast unik në botë dhe është i ngjashëm. Bruno Contrada është dënuar 25 vite burgim pastaj vdiq, nuk e di, pak vite përpara ka vdekur, një vit, dy vite përpara. Kështu që është i njëjti rol specifik. Pra nuk bëhet fjalë këtu për përkrahje të autorit të krimit, për nxjerrje të sekreteve. Ajo ka qenë bashkëpunëtore, i ka thënë, veprat penale i ka krijuar mundësi, ka krijuar lehtësi për të kryerjen e veprave penale në kuadër të ndihmësit. Quhet kontribut relevant, është ndihmëse, ka ndihmuar këtë grup ose dhe grupe të tjera për t’i kryer, për t’i realizuar këto vepra penale. Nuk ka marrë dijeni kjo mbasi janë kryer veprat dhe të ketë ndihmuar Ergys Agasin për t’i shmangur drejtësisë. Me vendstrehime, me ushqime dhe me siç thotë ai… te çeta jonë, kanë nevojë për ushqime, veshje dhe para, po.

Meço: Kreshnik, pra duhet të ketë sipas logjikës si e ndjek ti dhe po e përvijoj, pra duhet parë akuza e zonjës Hyseni edhe në këtë këndvështrim. Pra si bashkëpunëtore e grupit të strukturuar kriminal?

Myftari: Po po ka shumë… ka shumë rëndësi, ka shumë rëndësi ky moment… Ky moment është shumë i rëndësishëm sepse në qoftë se ajo do të cilësohej si bashkëpunëtore e jashtme, jo si përkrahje e autorit të krimit, ajo do kishte një masë arresti në burg detyrimisht. Jo arrest në shtëpi se janë vepra penale shumë të rënda.

Edhe sikur mos provohet bashkëpunimi, ka një vepër tjetër që quhet veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Që është vepër penale ndihmëse ose më saktë mbështetëse që i jepet individëve që mos identifikohen, të fshihen gjurmët, mos fillojë ndjekja penale e të gjitha me radhë, që mos t’i përsëris sjelljet e anës objektive.

Ajo është marrë e u përgjegjësi për dy vepra që…

Meço: Kreshnik, që nuk janë thelbi, po themi një histori e cila ndoshta ndihmon edhe me një masë arresti më të lehtë.

Myftari: Që patjetër që duhet të kishte një masë arresti shumë më të rëndë, jo atë masë që është masë e lehtë fare.