Një protestuese, gjatë tubimit kundër qeverisë, ka bërë thirrje për mobilizim të qytetarëve dhe vijimin e protestave përpara Kryeministrisë.
Duke iu referuar kryeministrit Edi Rama, ajo deklaroi se sipas saj qeveria është drejt fundit dhe u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë.
Protestuesja kritikoi ashpër qeverinë dhe zyrtarët, duke pretenduar se ata janë të lidhur me njëri-tjetrin dhe se nuk mund të shkëputen nga pushteti.
“Ditët i kanë të numëruara, sot ishte strukur si një mi halesh. Rama nuk e ka të gjatë. I bëj thirrje të gjithë popullit, të bashkohen këtu sepse ky vend ka nevojë për njerëz. Rama në këtë vend kishte mbledhur njerëz dhe u vranë katër njerëz, katër protestues…të gjithë duhet të mblidhemi para godinës.
Kemi një kryeministër më hajdut dhe më injorant. Të gjithë janë të kapur dhe nuk mund të lëshojnë sepse po ra njëri bien të gjithë… Por ne nuk duam luftë , por duhet të jemi të vendosur dhe të gjithë bashkë te dera e Kryeministrisë”, tha protestuesja në revoltën kundër Ramës.







